Manjola Nallbani mahnit me linjat trupore, këngëtarja pozon me bikini nga pushimet

  • G.G /
  • 01 September 2021 - 10:29
Manjola Nallbani mahnit me linjat trupore, këngëtarja pozon me bikini nga pushimet

Manjola Nallbani ka treguar me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram se vazhdon të jetë në super formë fizike. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit online fotot e fundit të këtij sezoni veror.

Artistja ka pozuar buzë detit me bikini të zeza, duke treguar fizikun elegant, ku në sy bie menjëherë barku i sheshtë. Manjola pozoi me një kapele po ashtu të zezë në kokë, si dhe me një palë syze dielli për të plotësuar look-un e saj.

“Gusht. Verë 2021. Ju uroj të gjithëve të keni kaluar pushime të bukura!”, shkroi këngëtarja krahas fotove në Instagram.

Manjola mori jo vetëm pëlqime, por edhe komente të shumta,, ku disa e krahasonin me 52-vjeçaren, Jennifer Lopez, e cila njihet për fizikun e saj të tonifikuar e plot muskuj.

(Kosova Sot Online)