Një gëzim i madh në familjen e Big Mamës, artstja ndan me të gjithë lajmin e ëmbël

  • G.G /
  • 03 September 2021 - 10:42
Një gëzim i madh në familjen e Big Mamës, artstja ndan me të gjithë lajmin e ëmbël

Në familjen e Big Mamës ka festë! Artistja ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se ka ardhur në jetë mbesa e saj.

“Takimi i parë me hallën. Mirë se na erdhe Doa. Paç jetë të gjatë dhe të lumtur”, ka shkruar ajo.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Big Mama solli pak muaj më parë projektin e saj më të fundit që mban titullin “Kanagjegji”.

Artistja ka paralajmëruar dhe një këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, e cila do t’i dedikohet babait të saj të ndjerë.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.

”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama.

https://www.youtube.com/watch?v=kFkp9HYIsQE&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)