Loredana harron skandalin e vjedhjes së 700 mijë frangave

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 17:02
Loredana harron skandalin e vjedhjes së 700 mijë frangave

Loredana po zhvillon një karrierë të suksesshme në Zvicër, atje ku dhe është rritur. Suksesi i jashtëzakonshëm ka bërë që reperja shqiptare të jetojë mes luksit, gjë që e vë shpeshherë në pah nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, Lori ka publikuar disa video ku shihet me një shumë të madhe parash në duar.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë kujtuar skandalin me çiftin zvicerian që e akuzonin për vjedhjen e 700 mijë frangave. Ngjarja bëri bujë në mediat shqiptare dhe zviceriane por reperja u kujdes ta mbyllte këtë skandal duke u kthyer mbrapsht shumën e marrë.

Mediat zviceriane raportuan në Shtator të vitit të kaluar se Lori kishte bërë paqe me çiftin dhe ishin parë së bashku nëLuzern.  Thuhet se shkak i ndarjes me Mozzik ishte pikërisht kjo ngjarje.

Image

(Kosova Sot Online)