“Pse s’e bën dhe një fëmi tjetër?”/ Ja si iu përgjigj Alketa Vejsiu ndjekëses. Moderatorja publikon edhe një foto të vjetër nga fëmijëria

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 09:56
“Pse s’e bën dhe një fëmi tjetër?”/ Ja si iu përgjigj Alketa Vejsiu ndjekëses. Moderatorja publikon edhe një foto të vjetër nga fëmijëria

Alketa Vejsiu është nënë e dy fëmijëve, një djali, i cili quhet Lionel, dhe një vajze, e cila quhet Niki. Moderatorja është shumë e rezervuar në lidhje me jetën private dhe postimet e saj me familjen janë shumë të rralla.

Këngëtarja është kujdesur që identiteti i fëmijëve të saj të mos bëhet publik, pavarësisht se ka postuar foto të tyre në Instastory. Mbrëmjen e djeshme, Alketa gjeti pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Një ndjekëse i ka bërë një pyetje personale moderators, pasi i shkroi “Pse s’e bën dhe një fëmi tjetër? Kush e di çfarë ylli del!”. Alketa vendosi të mos jepte asnjë përgjigje, por komentoi vetëm me një emoji të zemrës së kuqe.

E pyetur nëse Alketa e vogël do të ishte krenare për Alketën që është sot, artistja shkroi: “Besoj që po. Jam përpjekur t’i bëj gjërat mirë”. Këngëtarkja publikoi krahas përgjigjes edhe një foto të vjetër nga fëmijëria, në të cilën shfaqet me të njëjtat tipare si sot, me flokë të shkurtër me balluke e me buzë të plota.

Një tjetër ndjekëse e pyeti “Nëse nuk do të ishe pjesë e televizionit, cili do kish qenë profesioni yt?”. Alketa shkroi “Mjeke”.

Këtë sezon veror, moderatorja i ka shijuar në maksimum rrezet e diellit. Ajo ka publikuar edhe foto me bikini në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shfaqet në super formë fizike.

(Kosova Sot Online)