Besiana Mehmedi: Maestro Riza Dolaku ju do jetoni me artin tuaj, ishit dhe do mbeteni çdoherë unik

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 10:17
Besiana Mehmedi: Maestro Riza Dolaku ju do jetoni me artin tuaj, ishit dhe do mbeteni çdoherë unik

Përmes  një shkrimi në llogarinë e saj sociale në facebook, këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të maestros Riza Dolaku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 


Po ikin të artët e gjeneratave të papërsëritshme! Ditë e trishtë me lajmin e ikjes së mjeshtrit Riza Dolaku, ka shkruar ajo.

Falemnderit për krijimin të fundit të karrierës suaj që na dhurove ta interpretojmë e që na solli çmimin e parë në jubileun e 30-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2019, ka shkruar tutje Mehmedi.

Postimi i plotë:


Iku edhe një nga të artët e rrallë- Riza Dolaku!

Po ikin të artët e gjeneratave të papërsëritshme! Ditë e trishtë me lajmin e ikjes së mjeshtrit Riza Dolaku! Falemnderit që kombit i fale aq shumë dhe kurr nuk u ekspozove! Falemnderit që arkivës muzikore i le pasuri këngët e shumta dhe notat në orkestracione të pafundme që mbajnë nënshkrimin tuaj! Falemnderit për krijimin të fundit të karrierës suaj që na dhurove ta interpretojmë e që na solli çmimin e parë në jubileun e 30-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”2019! Ju do jetoni me artin tuaj! Ishit dhe do mbeteni çdoherë unik maestro!

(Kosova Sot Online)