Vëmendje çuna! Enca sot ka vendosur t’i pranojë të gjitha propozimet për martesë!

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 13:40
Vëmendje çuna! Enca sot ka vendosur t’i pranojë të gjitha propozimet për martesë!

Sot mund të jetë dita e fansave të çmendur të Encës pasi siç duket ajo ka vendosur që të pranojë të gjitha propozimet që do t’i vijnë për martesë.

“Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”, ka shkruar Enca krahas videos.

Kjo deklaratë e Encës vjen pas postimeve të vazhdueshme që ka bërë duke treguar se është beqare.

Përsa i përket projekteve të saj muzikore, Enca solli këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele” që u pritën mjaft mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në platformat muzikore.

Kujtojmë se kënga e saj, “Rakia” u diskutua gjerë e gjatë në media e rrjete sociale. Këngëtarja kishte zgjedhur si protagonist në klip ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin, me të cilin shfaqet në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në shtrat.

Megjithatë ata treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë përtej bashkëpunimit për punë dhe miqësisë. Madje gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, Bearti u shpreh me konsideratat më të larta për Encën.

“Njeriu më pozitiv, ajo të bën të ndihesh komod, ka disa fjalime të mrekullueshme motivuese për jetën, është shumë e zgjuar dhe është shumë e ëmbël si një beb…”, u shpreh Bearti.

https://www.youtube.com/watch?v=5Fc-YHWL41s&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)