Angelina Jolie flet hapur rreth marrëdhënies me Brad Pitt

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 17:01
Angelina Jolie flet hapur rreth marrëdhënies me Brad Pitt

Angelina Jolie së fundmi ka folur gjatë për martesën, marrëdhënien dhe ndarjen nga Brad Pitt. Kësaj here, aktorja tregoi një tjetër eksperiencë të hidhur nga jetesa me Pitt që përkon me bashkëpunimin e tij me producentin famëkeq, Harvey Weinsten.

Gjatë një interviste për The Guardian, Jolie tha se ngacmimi seksual nga ana e tij teksa punonin për filmin "Playing by Heart" në 1998-ën, kalonte çdo masë. 

"Ishte diçka nga e cila unë duhet të arratisesha. Qëndroja larg dhe paralajmëroja edhe të tjerët në lidhje me të. Mbaj mend që i kam thënë Jonny-it, burrit tim të parë ta shpërndante fjalën me gjithë të tjerët dhe të mos i linte vajzat vetëm me të. Më kërkoi të luaja The Aviator dhe unë refuzova vetëm se ai ishte i përfshirë në të. Nuk kam patur më kurrë asnjë lidhje dhe s'kam punuar me të. Ishte kaq e vështirë për mua koha kur Brad kishte të bënte me të."

Ylli i filmave tha se ish-bashkëshorti i saj pranoi të punonte në filmin Killing Them Softly, pavarësisht se e dinte për abuzimin seksual. 

"Ne u zumë shumë atë kohë për këtë  çështje. Më lëndoi."- tregon Jolie, duke shtuar se shmangu çdo event promovimi të filmit.

Më herët, Pitt ka folur hapur kundër Weinstein. Gjatë një interviste në 2019-ën, ai tha se u përball me ish-producentin pas sjelljes që ky i fundit shfaqi ndaj ish-të dashurës së Pitt, Gwyneth Paltrow.

"Doja të sigurohesha që s'do të ndodhte asgjë gjatë punës së tyre sepse Paltrow do të luante në dy filma me të."- shprehet Pitt. 

Përsa i përket ndarjes, Angelian tha se nuk e kishte të lehtë të ndante fëmijët nga babai i tyre.

"Nuk jam lloji i njeriut që marr vendime si ky që mora, kaq të hapura. Ishte shumë e vështirë për mua të isha në atë pozicion, ku ndjeja se duhet të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi. Në fakt nuk dua të flas për asgjë, sepse dua që familja ime të shërohet. Dua që të gjithë të ecin para, të gjithë ne përfshi dhe babain e tyre. Do të jemi gjithnjë një familje."

(Kosova Sot Online)