Naomi Campbell: Sakrifikova dashurinë për hir të karrierës sime

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 23:30
Naomi Campbell: Sakrifikova dashurinë për hir të karrierës sime

Naomi Campbell është padyshim një nga super modelet më të mira të të gjitha kohërave. Megjithatë për të qenë kjo që është sot, asaj i është dashur të bëjë shumë sakrifica. Në një intervistë për “The Cut”, modelja pranoi se ka sakrifikuar dashurinë për suksesin e karrierës së saj.

“Unë do të thoja që sakrifica ishte gjetja e shpirtit binjak që të kupton.” tha modelja 51- vjeçare. Campbell, e cila nuk ka qenë kurrë e martuar shtoi, “Unë jam e fortë, por jam gjithashtu e ndjeshme. E di që në marrëdhënie më duhet të bëj kompromis.” Edhe pse aktualisht beqare, modelja ka bërë shumë bujë ndër vite me lidhjes e saj.

Në 1993, ajo u fejua për pak kohë me Adam Clayton. Më vonë u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, por ata u ndanë në 2002 pas katër vitesh. Campbell gjithashtu ka qenë në një lidhje me Leonardo DiCaprio, Usher, Robert DeNiro si dhe ish-këngëtarin e One Direction Liam Payne dhe reperin britanik Skepta.

Kujtojmë që modelja zbuloi në maj se ishte bërë nënë për herë të parë. “Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, aq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”, tha modelja.

Image

(Kosova Sot Online)