Mos po kurdisin diçka? Nicki Minaj dhe Rihanna shfaqen bashkë në një dhomë me partnerët e tyre

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 09:56
Mos po kurdisin diçka? Nicki Minaj dhe Rihanna shfaqen bashkë në një dhomë me partnerët e tyre

Nicki Minaj i surprizoi të gjithë ditën e sotme teksa publikoi një foto me Rihanna-n. Dy artistë duket se janë mbledhur në një shtëpi mbrëmjen e sotme së bashku me partnerët e tyre, Kenneth Petty dhe A$AP Rocky. Në foton e publikuar dy artistët shfaqen përkrah partnerëve, ndërkohë që mes tyre dallohet edhe vogëlushi i Nicki Minaj.

Dhe menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, lindën dyshimet nga ndjekësit se së shpejti mund të kemi një bashkëpunim nga dy artistet.

“Rihanna dhe Nicki Minaj ishin vërtetë në të njëjtën dhomë bashkë me fëmijët duke u relaksuar, Këngë e re po vjen”, shkroi dikush në Twitter.

Ndërsa një tjetër u shpreh se kjo është fotografia më e bukur e vitit, kurse dikush tjetër aludoi se si mund të ndihet Drake pas kësaj fotografie duke qenë se ai ka qenë në një marrëdhënie me të dyja artistet. Rihanna dhe Nicki janë miket dhe mbështetëset më të mëdha të njëra-tjetrës që nga bashkëpunimi i tyre në vitin 2011-të, që mban titullin “Fly”.

Muajin e shkuar, kur Forbes e kurorëzoi Rihanna-n si miliardere, Nicki u shpreh tepër e lumtur në një postim në Instagram.

“Një miliardë këtu, një miliardë atje. E vogla Bajan me sy jeshilë, kjo çantë është një tjetër masë. Nëse kjo nuk të inspiron”, shkroi Nicki në një postim.

(Kosova Sot Online)