Gjendet i vdekur aktori i njohur

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 15:42
Gjendet i vdekur aktori i njohur

Michael Williams ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Aktori, i njohur për rolet e tij në “The Wire” dhe “Love Country” dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Ai u gjet pa ndjenja në apartamenin në Brooklyn nga nipi i tij të hënën pasdite, tha një burim për The New York Post.

Lajmin e konfirmoi më pas përfaqësuesja e tij Marianna Shafran: “Me pikëllim të thellë familja njofton vdekjen e aktorit të nominuar për Emmy, Michael Kenneth Williams”. Williams – i cili ishte i nominuar për tre çmime Emmy – ka folur hapur ndër vite për luftën e tij me drogën.

Rolet e tij të tjera filmike përfshinin “The Road”, “Inherent Vice” dhe “12 Years A Slave”. Ai gjithashtu ka luajtur në Boardwalk Empire dhe ishte i njohur për rolin e tij si Jack Gee në filmin biografik të HBO, Bessie. Sidoqoftë ëilliams do të mbahet mend më së miri për Omarin, kriminel homoseksual në “The Wire”.

Image

(Kosova Sot Online)