Suksesi mban emrin e saj! Dua Lipa vendos një tjetër rekord historik

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 09:30
Suksesi mban emrin e saj! Dua Lipa vendos një tjetër rekord historik

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Ditën e sotme Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.

“Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.

Dua e ka rishpërndarë dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit, me të cilët ka bashkëpunuar për këtë projekt të suksesshëm.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan artistja.

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Elton John pasi arriti këtë sukses së bashku me Dua Lipën.

(Kosova Sot Online)