Samanta Karavella publikon foto ujë e sapun nga pushimet, ja si duket këngëtarja pa grim

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 09:43
Samanta Karavella publikon foto ujë e sapun nga pushimet, ja si duket këngëtarja pa grim

Samanta Karavella ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram të realizuara gjatë pushimeve verore. Këngëtarja, e cila ka mbi 500 mijë ndjekës në këtë rrjet social, vendosi që të tregojë se si duket fytyra e saj pa make up.

Në imazhet e publikuara, artistja shfaqet e ulur në një jaht, e veshur me një fustan me printe leopardi, me flokë të lëshuara dhe ujë e sapun në fytyrë. Samanta duket se është kujdesur shumë për të, pasi lëkura duket shumë e freskët dhe e shndritshme. Këngëtarja e kishte plotësuar pamjen me një palë vathë në ngjyrë gold e në formë rrethi.

Karavella është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private, por gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet për arsyen e udhëtimeve të shpeshta në Amerikë, ajo tha: “Po duhet të ketë diçka”. Ndërkohë, për jetën private, artistja u shpreh: “Nuk ka ende asgjë për të zbuluar”.

Ndjekësit e saj kanë vënë re edhe se nuk është më aktive si dikur në rrjete sociale e arsyeja për këtë është fakti se pjesën më të madhe të kohës e zë jeta e saj profesionale.

(Kosova Sot Online)