Nga nepsi i shtatzënisë tek ndryshimet në trup, Selvije Jao flet për periudhën më të bukur të jetës!

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 09:44
Nga nepsi i shtatzënisë tek ndryshimet në trup, Selvije Jao flet për periudhën më të bukur të jetës!

Para pak javësh, Shpat Kasapi zbuloi se ai dhe partnerja e tij, Selvija, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti e kishin shprehur prej kohësh këtë dëshirë, e cila u bë menjëherë realitet.

Ndërkohë gjatë një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram, Selvija ka treguar se si po shkon kjo periudhë për të. Ajo ka zbuluar se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Selvija thotë se gjatë katër muajve të fundit ka ngrënë vetëm bukë  me djathë dhe asgjë tjetër. Bashkëshortja e Kasapit ka publikuar dhe një foto të saj e ka zbuluar se nuk ka ndryshuar shumë në trup gjatë kësaj kohe.

“Këtë të fundit e kam bërë në 31 gusht. Tjetër s’kam bërë më, por që nuk është se më duket barku shumë. Besoj se do shtoj peshë në muajt e fundit do bëhem si balon (i jap vullnet vetes)”, shkruan Selvija.

Ndërsa kur është pyetur për gjininë e fëmijës, ajo është përgjigjur: “S’ka rëndësi për mua si djal si vajzë. E lus Zotin të shkoj mirë shtatzënia deri në fund dhe uroj të ketë shëndet”.

Ajo ka zbuluar se këto kohë është zhvendosur në shtëpinë e nënës së saj dhe ha çdo gjë që i gatuan ajo. Selvija ka treguar se nuk shqetësohet aspak për kilgramët që mund të fitojë gjatë shtatzënisë, sepse e rëndësishme për të është që do të mbajë në bark për 9 muaj një engjëll.

(Kosova Sot Online)