U kërcënua me jetë për këngën serbe, vajza nga Kosova rrëfen çfarë i ka ndodhur

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 09:55
U kërcënua me jetë për këngën serbe, vajza nga Kosova rrëfen çfarë i ka ndodhur

Në rrjetet sociale po qarkullon prej ditësh një video ku shfaqet një vajzë nga Kosova duke qarë, pasi sipas saj e kanë konsideruar tradhtare të kombit.

Bëhet fjalë për Jetmira Svdilin, e njohur ndryshe si Jetmira Ora, e cila thotë se madje e kanë kërcënuar.

Jetmira ka sqaruar gjithë këtë situatë në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit” duke thënë se kjo ka nisur pasi i kanë vjedhur llogarinë në “TikTok” dhe i kanë modifikuar një video, duke shkruar se ndodhet në Serbi, ndërkohë që në sfond dëgjon muzikë serbe.

“Unë kam postuar një video një këngë bullgare ka qenë nga një muzikë nga radio. Pas 3-4 muajsh, një Tik Tok është hap në emrin tim dhe ka shkruar Serbia. Po nuk e kam bërë këtë se jam shqiptare. Kjo i ka ofenduar njerëzit që kanë vdekur në Liftë dhe më kanë shkruar mua. Si mund ta bësh këtë. Më kanë kërcënuar. Ndërkohë ky açcount vazhdon poston prej 3 muajsh.

Unë nuk kam thënë kurrë që do të bëj vetëvrasje, e ka shkruar po i njëjtin person që ka hapur faqen. Unë kurrë nuk do bëja vetëvrasje se para një viti kam humbur një shok, që ka bërë vetëvrasje”.

Po ashtu, ajo është pyetur në lidhje më këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ku ka treguar se ngjajnë shumë.

“Jo nuk e kam gjë Rita Orën. Po pronari i Rinora 4 më ka thënë gjithmonë se ti ngjan me Rita Orën dhe aty më kanë mbetur. Më tha nëse vjen Rita Ora në Zvicër, ti do vish falas. Një herë në skenë, kanë menduar se jam unë Rita dhe kanë tentuar shumë fansat të më kërkojnë foto”.

(Kosova Sot Online)