Makina në të cilën u qëllua Tupac, del në shitje me vlerë marramendëse

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 09:57
Makina në të cilën u qëllua Tupac, del në shitje me vlerë marramendëse

Tupac Shakur çastet e fundit të jetës ndodhej në makinën e tij. Automjeti i tij, i tipit BMW 750IL me vit prodhimi 1996, është ruajtur deri në ditët e sotme.

Kjo makinë, ku ai që konsiderohet si “Zoti” i rrepit u qëllua për vdekje, ka dalë në ankand nga Celebrity Cars Las Vegas, me vlerën marramëndëse prej 1.7 milion dollarësh.

Kujtojmë se Tupac, menjëherë pas atentatit u dërgua në spital ,por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra duke trishtuar miliona fansa në gjithë globin. 2PAC mori 4 plumba në gjoks dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më pas . Arma ishte e tipit “Cadillac” i bardhë dhe u gjend në Las Vegas pranë vendit të nagjarjes..

Siç dihet tashmë, pavarësisht investigimeve të pafundme, vrasësi i Tupac, ende nuk njihet dhe nuk është vënë para drejtësisë. Vdekja e rreperit amerikan vazhdon të mbetet një mister.

Vlen për tu përmendur fakti , se edhe pas 25 vitesh, 2PAC mbetet ndër rreperët më të dëgjuar.
Këngët e tij HIT ende arrijnë majat e klasifikimit, ku në vitin 2020 u renditën në TOP10 e ITunes, duke lënë pas shumë këngëtarë të momentit.

Tupac ka qënë dhe ndër rreperët më stylish, trendi i tij i  “bandanas” dhe varseve gold duket se nuk do mbarojë asnjëherë.

(Kosova Sot Online)