Tragjedi për Arbnora Ademaj, për një javë i vdesin tre familjarë

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 10:47
Tragjedi për Arbnora Ademaj, për një javë i vdesin tre familjarë

Javën e kaluar e nisi duke dhënë lajmin mortor për vdekjen e xhaxhait të saj.

14 orë pas vdekjes së axhës së Arbnora Ademajt, aktores i vdes edhe halla, pra, që të dy viktima të Covid-19.

Mirëpo, tragjedia nuk mbaron me kaq, pasi, i vrari sonte në Pejë, Astrit Ademaj, është djali i axhës së aktores.

Përmes një postimi në Instagram, Arbnora shprehi dhimbjen që po e ndjenë tani.

E keqja në këtë mes është që aktorja gjendet në Turqi për xhirimet e serialit ku po merr pjesë.

Ngushëllime familjes.

(Kosova Sot Online)