Shifër e çmendur, Noizy shpenzon 120 mijë euro vetëm për një orë!

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 10:53
Shifër e çmendur, Noizy shpenzon 120 mijë euro vetëm për një orë!

Noizy ka vite që është pjesë e estradës, derisa edhe koncertet që ai mbanë janë të shumta.

Kjo ka bërë që reperi shqiptar të bëjë një jetë tejet luksoze, duke nisur nga rrobat e shtrenjta e deri te veturat.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi, ku vëmendjen e ka marrë ora e tij.

Sipas “Shqipcloset”, Noizy për një orë ka shpenzuar plotë 120 mijë euro.

Theksojmë se projekti i tij i fundit në muzikë është ai në bashkëpunim me Dhurata Dorën, kënga me titull “Mi Amor”.

(Kosova Sot Online)