Çfarë ‘po zihet’ mes Yll Limanit dhe Loredanës?

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 13:40
Çfarë ‘po zihet’ mes Yll Limanit dhe Loredanës?

Dikur ishte pjesë e videoklipit të tij, çfarë ‘po zihet’ tani mes Yll Limanit dhe Loredanës?

Ishte viti 2017 kur këngëtari kosovar, Yll Limani, publikoi këngën “Ke pi sonte shumë”.

Kjo këngë e shoqëruar me videoklip mori gjithë vëmendjen e medieve rozë, shkak kjo prania e Loredanës

Loredana ishte pjesë e këtij videoklipi por vështirë që njihet, pasi që ishte shumë më e re dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.

Krahas kësaj, kjo shoqëri me sa duket ka vazhduar dhe tani janë miqë mjaft të mirë.
Kjo u bë e ditur përmes imazhve të fundit të cilat u bënë virale në rrjet, teksa shihen Ylli dhe Loredana bashkë në pushime.

Madje edhe komentet që po shkëmbejnë me njëri-tjetrin kanë lënë shumë për të menduar.Sipas fansave, dyshja janë në përgaditje të një projekti të përbashkët edhe pse nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

(Kosova Sot Online)