Lamtumira e fundit: Morena Taraku na i copëtoi zemrat me fjalët drejtuar mikut të ndjerë

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 14:05
Lamtumira e fundit: Morena Taraku na i copëtoi zemrat me fjalët drejtuar mikut të ndjerë

Morena Taraku është zgjuar mëngjesin e ditës së djeshme me një lajm shumë të dhimbshëm pasi miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj, ka ndërruar jetë.

Ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe me të, krahas së cilave nuk kanë munguar dedikimet e sinqerta për të ndjerin.

“Dhe unë do të tregoj ty gjithçka përreth kësaj kur të shoh prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.

Ikja e mikut të saj më të afërt i ka lënë një dhimbje të madhe Morenës, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka publikuar imazhe ku shpreh gjithë hidhërimin që ndjen.

“Do të doja të kapërceja në parajsë për të të përqafuar dhe për të të thënë sa shumë të dua dhe sa më mungon”

“Natën e mirë…Jam xheloze për qiellin”, ka shkruar Taraku në postimet e saj në InstaStory.

Po ashtu, përmes një postimi ajo ka bërë me dije se sot i jepet lamtumira e fundit mikut të saj të ndjerë që humbi jetën nga një sëmundje e rëndë në moshën 22-vjeçare.

“Të dashur miq dhe dashamirës,

Varrimi i Erionit bëhet sot me datën 09.09.21 me drekë në ora 13:00. Nisja e kufomës bëhet në banesat e Fitores afër Tregut të Gjelbërt”, thuhet në njoftimin mortor.

(Kosova Sot Online)