Kristen Stewart thotë se ndjeu praninë e Princeshës Diana gjatë xhirimeve të filmit

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 21:11
Kristen Stewart thotë se ndjeu praninë e Princeshës Diana gjatë xhirimeve të filmit

Kristen Stewart ka dhënë një intervistë për “LA Times” ku ka folur për portretizimin e Princeshës së ndjerë Diana në filmin me titull “Spencer”. Aktorja tha se aq shumë ishte përfshirë në rol saqë kishte përjetuar “ndjenja drithëruese, shpirtërore”. Kristen shtoi se kishte ndjerë praninë e princeshës së ndjerë gjatë xhirimeve.

“E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme.

Më shkatërroi vazhdimisht. Dhe kjo vetë ndihej shumë shpirtërore. Ishte e çuditshme. Dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”, është shprehur ajo. Spencer, i drejtuar nga regjisori Pablo Larraìn, është vlerësuar gjerësisht që nga premiera e tij botërore në festivalin e filmit në Venecia të premten. 

(Kosova Sot Online)