Modelja e famshme zbulon gjininë e fëmijës që po pret

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 21:36
Modelja e famshme zbulon gjininë e fëmijës që po pret

Martha Hunt është në pritje të një vajze. Modelja 32-vjeçare njoftoi në qershor se ishte duke pritur fëmijën e saj të parë me partnerin, Jason McDonald por tashmë ka ndarë detaje për “E! News”.

Modelja tha se ende nuk kanë zgjedhur një emër për vogëlushen. Përveç përgatitjes për lindjen, Hunt dhe McDonald po përgatiten për ta çuar dashurinë e tyre në një nivel tjetër. Hunt tha në fillim të kësaj jave se ajo dhe i fejuari i saj po planifikojnë martesën.

Hunt dhe i fejuari i saj janë bashkë që nga viti 2015. Çifti e ka mbajtur lidhjen e tyre kryesisht jashtë vëmendjes së publikut. Në janar 2020, Hunt zbuloi për ndjekësit se ajo dhe McDonald ishin fejuar.

(Kosova Sot Online)