E pyesin nëse i ka bërë buzët, por Roberti thotë se ka bërë vetëm një ndërhyrje në pjesën ...

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:55
E pyesin nëse i ka bërë buzët, por Roberti thotë se ka bërë vetëm një ndërhyrje në pjesën ...

Me disa pyetje përgjigje në llogarinë e tij, Robert Berisha ka shuar kureshtjen edhe për operacionet plastike.

Me sinqeritetin që e karakterizon dhe lirshmërinë e tij, Roberti ju përgjigj pyetjes: “A ke bërë dhe ti operacion plastik tek buzët”.

“I vetmi operacion që e kam bërë është synet para 35 vitesh”, u përgjigj Berisha.

Roberti ka treguar se i ka dedikuar kohë mjaftueshëm edhe stërvitjes në palestër për të pasur një trup në formë, megjithatë lidhur me operacionet plastike zgjodhi këtë përgjigje për të vendosur pikat mbi i rreth çdo komenti apo aludimi.

(Kosova Sot Online)