Dua Lipa publikon versionin “remix” të “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:58
Dua Lipa publikon versionin “remix” të “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John

Dua Lipa ka publikuar në Instagram versionin ‘remix’ të këngës “Cold Heart”, e cila në versionin origjinal është një bashkëpunim mes saj dhe të famshmit, sir Elton John.

Së fundmi kënga është realizuar ‘remix’ nga DJ e njohur amerikane, The Blessed Madonna, vetëm në versionin audio.

The Blessed Madonna është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim duke thënë “Ashtu si pothuajse të gjithë në planet, edhe unë mahnitem nga Elton John dhe Dua Lipa. Ishte një nder kaq i madh të më kërkohej të isha pjesë e bashkëpunimit të tyre, i cili është një projekt kaq i bukur”.

Kënga e John dhe Lipas, e cila doli muajin e kaluar, u bë fillimisht remix nga treshja australiane PNAU dhe do të shfaqet në albumin e ri të Elton John “The Lockdoën Sessions”.

(Kosova Sot Online)