Gigi Hadid surprizon në sfilatën e Moschino, shfaqet me biberon

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 14:12
Gigi Hadid surprizon në sfilatën e Moschino, shfaqet me biberon

Supermodelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai, Gigi Hadid mbylli shfaqjen e Moschino në “Javën e Modës” në New York duke thithur një biberon foshnjash. 

Tema e Moschino ishte mbi foshnjat dhe gjesti i Hadid ishte më kreativi nga drejtori Jeremy Scott. 

Sfilata u mbajt në qendër të parkut Bryan dhe modelet ishin të veshura me rroba me dizajno fëminore: pantallona me ngjyra, me figura vizatimore, çanta pellushi të vogla e celularë të vegjël fëmijësh. 

(Kosova Sot Online)