Rihanna shfaqet në publik me pallton me vlerë marramëndëse

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 17:54
Rihanna shfaqet në publik me pallton me vlerë marramëndëse

Rihanna është modeli i shumë vajzave përsa i përket bukurisë dhe stilit. Këngëtarja me famë botërore njihet për stilin e saj të modës ekstravagant dhe të shtrenjtë.

Së fundmi ajo na e ka treguar përsëri. Këngëtarja më e pasur në botë është parë në Los Angeles duke u përgatitur për ndonjë projekt të ri veshur me një “street style”.

Por, ajo që ra në sy më shumë tek veshja e saj është palltoja nga Bottega Veneta, e cila kushton rreth 10 mijë dollarë. Pamjen e kompletoi me pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete të bardha sportive nga Balenciaga.Gjithashtu i dha një pamje tjetër të gjithë veshjes me shallin portokalli të mbështjellë rreth kokës dhe syze me pamje të ngushtë.

Rihanna është parë së bashku me ekipin e saj teksa mbante shënime dhe shkrepte fotografi. Kushedi se ç’po planifikon të bëjë me projektin e saj të radhës.

Kujtojmë se para pak ditësh, Rihanna hyri zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

(Kosova Sot Online)