Luana më në fund i përgjigjet pyetjes që i bëhet më së shpeshti

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 11:07
Luana më në fund i përgjigjet pyetjes që i bëhet më së shpeshti

Luana Vjollca i ka lënë të gjithë kuriozë prej kaq kohësh prandaj dhe po merr shumë mesazhe që e pyesin se ku do e shohim këtë sezon.

Kjo për shkak edhe të thashethemeve se moderatorja po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër.

Së fundmi Luana tregoi sa shumë fansa e pyesin se ku do ta shohin këtë sezon dhe më në fund ajo e ka një përgjigje. 

“Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!”, shkruan Luana, e cila ndodhet me pushime në Mykonos.

Në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes, Luana tha se ka gati projektin e jetës që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

(Kosova Sot Online)