I kërkoi një foto, por u refuzua! McGregor sulmon në “MTV VMAs” partnerin e Megan Fox (Video)

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 12:45
I kërkoi një foto, por u refuzua! McGregor sulmon në “MTV VMAs” partnerin e Megan Fox (Video)

Teksa të gjithë ishin të fokusuar në paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të “MTV VMs 2021”, duket se kjo nuk kishte rëndësi për Conor McGregor.

Ndërsa po kalonte mes fansave ylli i UFC-së kishte vënë re se aty ndodhej edhe reperi Machine Gun Kelly.

Sipas prestigjiozes “TMZ” ai i kërkoi një foto të dashurit të Megan Fox dhe aty nisi e gjitha mes tyre. Mediat e huaja shkruajnë se Gun Kelly refuzoi që ata të kishin një foto së bashku, ndërsa “The Notorious” hodhi një pije në drejtim të tij.

Është dashur që të ndërhynte sigurimi në mënyrë që situata të mos agravohej më tej me dyshen që më pas u shpëndanë në drejtime të kundërta.

Pas incidentit, McGregor nuk dëshiroi të zbulonte se i kërkoi reperit një foto, por TMZ raportoi se një gjë e tillë kishte ndodhur.

Përsa i përket jetës së tij personale kampioni i UFC-së është bërë baba për herë të tretë para pak kohësh.  E fejuara e tij, Dee Devlin ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rian. Këtë lajm të ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të Instagram, ku shihet teksa mbanë në krahë foshnjën e tij.

“Zot faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor”, ka shkruar ai krahas fotos.

https://www.youtube.com/watch?v=3Gc62cZgABA&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)