Gjatë fjalimit në “MTV VMAs”, Justin zgjodhi pseudonimin më të ëmbël për Hailey-n

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 12:48
Gjatë fjalimit në “MTV VMAs”, Justin zgjodhi pseudonimin më të ëmbël për Hailey-n

Mbrëmjen e djeshme u mbajt “MTV Video Music Awards” ku mes artistëve të tjerë që triumfuan ishte Justin Bieber me “Artisti i vitit” dhe “Kënga më e mirë pop” për “Peaches”.

Teksa pranoi çmimin “MTV Video Music për këngën më të mirë pop, Justin falenderoi familjen e tij përfshirë Hailey-n të cilës iu referua me pseudonimin e ëmbël – “bae” e tij.

Këngëtari ka një histori të gjatë me VMA. Ai performoi në këtë event të madh për herë të parë në 2010, me një kombinim të këngëve të tij të njohura “U Smile”, “Baby” dhe “Somebody to Love”.

Kujtojmë se Hailey dhe Justin u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

Më herët, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=K87CjZWjg7Y&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)