Ofendoi rëndë atë dhe Mozzik-un, prisni të shihni përgjigjen që Getinjo i ktheu ndjekësit

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 18:07
Ofendoi rëndë atë dhe Mozzik-un, prisni të shihni përgjigjen që Getinjo i ktheu ndjekësit

Reperët shqiptarë, Mozzik dhe Getinjo janë dy prej emrave më në zë të showbiz-it shqiptar.

Pas një periudhe mjaft të ngjeshur me koncerte, ata kanë nisur punën për projektet e reja që do t’i vënë shpejt në “jetë”.

Me anë të një postimi në Instagram, Getinjo ka bërë të ditur se po sjell një projekt të ri muzikor që mund të mbajë titullin “Definitivisht”.

 “Definitivisht”- shkroi ai krahas fotos ku vërshuan komentet e fansave që mezi po presin detaje të reja nga ky projekt i reperit.

Por nuk kanë munguar as ofendimet ku vihet re një i tillë nga një ndjekës në drejtim të Getinjos dhe Mozzikut.

“Definitivisht m** je me Mozzikoviq bashkë me të”- shkroi ai.

Ky koment nuk kishte si t’i shpëtonte reperit, i cili iu përgjigj publikisht.

 “Ani, mos u bë mizë, mos na ndjek”, ia ktheu ai.

Pra pak kohësh, Getinjo publikoi këngën e tij më të re, “Pare”, e cila përcjell një mesazh shumë të fortë.

“Me pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”, shkruan Getinjo në fillim të këngës, duke dhënë që në hyrje të saj në mesazh shumë domethënës.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, por për t’ju bërë parapritë atyre që mund të thonë se më herët ka qenë vetë ai që i ka kënduar parasë, Getinjo ka dhënë një shpjegim. Ai shprehet se vazhdon ta dojë paranë dhe të punojë për ta fituar, por përmes këngës ka dashur t’ju thotë të gjithëve që të kenë kujdes me mënyrën si sillen me veten e të tjerët kur bëjnë para.

(Kosova Sot Online)