Zbulohen emrat e parë që do shfaqen në tapetin e kuq në 'Met Gala 2021'

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 20:59
Zbulohen emrat e parë që do shfaqen në tapetin e kuq në 'Met Gala 2021'

“Met Gala” do të mbahet këtë vit për dallim nga viti i kaluar që u anulua për shkak të pandemisë.

“Met Gala” i cili ndryshe quhet si Instituti i Kostumeve Gala është një ngjarje vjetore e cila mbahet për mbledhjen e fondeve në të mirë të Muzeut Metropolitan të Institutit të Kostumeve të Artit në New York.

Çdo vit, tema e gala-s ka ndërlidhje me ekspozitën.Për herë të parë, ekspozita do të ketë dy pjesë – që do të thotë dy Met Galas brenda 12 muajsh.

Met Gala 2021 do të zhvillohet sot më 13 shtator.Në mënyrë tipike, gala zhvillohet të hënën e parë të majit, por për shkak të pandemisë koronavirus, u bënë disa ndryshime në planifikim.

Për të kompensuar gala-n e anuluar të vitit 2020, në fakt do të ketë dy ngjarje: gala më 13 shtator dhe një tjetër të hënën e parë të zakonshme të majit.

Tema e Met Gala të këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.

Derisa faqja zyrtare e “Met Gala 2021” në instagram ka bërë të ditur personazhet e parë që kanë konfirmuar paraqitjen e tyre në karpetin e kuq.

Derisa në listën e dytë ishte edhe emri i Kylie Jenner, më vonë lista pësoi ndryshime duke bërë me dije se Kylie këtë vit nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Theksojmë se Rihanna do të organizojë mbrëmjen e Met Gala, kështu që ka të ngjarë që ajo të shfaqet në tapetin e kuq.

(Kosova Sot Oline)