Drake po bën namin në Billboard, por dikush ende po i zë vendin në klasifikime!

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 07:40
Drake po bën namin në Billboard, por dikush ende po i zë vendin në klasifikime!

Këngëtari kanadez Drake lançoi albumin e tij t ri “Certified Lover Boy” në 3 Shtator. Albumi është i gjashti nga reperi kanadez. Ai u lançua përmes OVO Sound dhe Republic Records.

Albumi përmban 21 këngë dhe 5 prej tyre janë në vend të parë në klasifikim në Billboard Hot100 dhe 4 të tjera zënë 4 vendet e fundit.

Në vend të 6 është kënga “Stay” e po këngëtarit kanadez Justin Bieber dhe e australianit The Kid Laroi.

Gjithsesi kjo këngë nuk e ka humbur suksesin se është në vend të parë në “Global 200” duke lënë pas HITIN e Drake në vend të dytë.

Kënga më e suksesshme është “Way 2 Sexy“ në bashkëpunim me reperët Future dhe Young Though. Kënga fillimisht mendohej të publikohej më 27 Gusht 2021, për të sfiduar albumin “Donda” të Kanye West.

Më herët, Drake ka triumfuar në “Billboard Music Awards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”. Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3 vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij. Këtë fjalim, ai e përfundoi duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.

(Kosova Sot Online)