Vajza e Beyonces dhe Jay-Z bën histori në MTV VMA

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 11:35
Vajza e Beyonces dhe Jay-Z bën histori në MTV VMA

Blue Ivy po ndjek hapat e prindërve të saj të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z. Blue është bërë fituesja më e re në MTV Video Music Awards të dielën në mbrëmje. 9-vjeçarja u vlerësua për kontributin me vokalin në këngën “Brown Skin Girl” nga albumi i divës “The Lion King: The Gift”.

Videoklipi i “Brown Skin Girl” fitoi trofeun Moon Man për kinematografinë më të mirë. Ky çmim vjen gjashtë muaj pasi Blue, Knowles-Carter, Saint Jhn dhe Wizkid fituan videon muzikore më të mirë për Brown Skin Girl në Grammy.

Ajo gjithashtu ka fituar gjithashtu një BET Her Award dhe një ‘NAACP Image Award’ për të njëjtën këngë.

(Kosova Sot Online)