Ja personazhet që u veshën më çuditshëm në ‘Met Gala 2021!

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 16:45
Ja personazhet që u veshën më çuditshëm në ‘Met Gala 2021!

‘Met Gala’ është një nga evenimentet më të mëdha të industrisë së modës që mbahet në botë.

Kjo ngjarje u zhvilluar ditën e djeshme dhe tema e këtij viti ishte ‘Në Amerikë”, ku mblodhi emra të njohur të shoëbizit.

Si gjithmonë, pati nga ata të cilët ‘guxuan’ me veshjet e tyre, ndërsa disa të tjerë u shfaqën mjaft thjeshtë dhe bukur.

Më poshtë po ju listojmë disa nga personazhet të cilët u veshën më uditshëm në këtë eveniment”

Jeremy Pope and Janet Mock. Aktori amerikan 29 vjeçar guxoi duke ardhur me dekolte

Lee Chae-rin, e njohur ndryshe si CL. Reperja koreane u paraqit me të brendshme.

Kim Kardashian patjetër që guxoi këtë radhë me Balenciaga. Ajo erdhi e mbuluar nga koka te këmbët.

Shawn Mendes sigurisht që duhet të hyj në këtë kategori. Djaloshin kanadez jemi mësuar ta shohim vetëm klasik e me kostum, sidomos në MET Gala. Mbase i jep më shumë guxim Camila? Nuk i dihet.

Lil Nas guxoi 3 herë, jo 1 herë.

Virgil Abloh, designer-i amerikan, tërhoqi vëmendjen me kapelen e tij.

(Kosova Sot Online)