Pa komplekse fare! Chrissy Teigen njoftoi publikisht ndërhyrjen kirurgjikale në fytyrë

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 07:47
Pa komplekse fare! Chrissy Teigen njoftoi publikisht ndërhyrjen kirurgjikale në fytyrë

Modelja e famshme, Chrissy Teigen ka pranuar para gjithë ndjekësve të saj se i është nënshtruar një procedure kirurgjike kozmetike

Nëpërmjet një videoje ajo tregoi se kishte kryer një ndërhyrje në faqet e saj duke rrëfyer se ka hequr yndyrë prej tyre.

Modelja u shpreh se nuk ishte kishte aspak turp të tregonte publikisht se kishte kryer një ndërhyrje.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen tregon para të gjithëve se i është nënshtruar kirurgjisë plastike. Ajo ka rrëfyer në vitin 2017  se ka bërë një liposuksion në sqetull për të kontrolluar djersitjen e saj

Po ashtu, modelja ka treguar se ka bërë rritje të gjoksit në fillim të karrierës së saj, por ajo i hoqi implantet në qershor të vitit të kaluar, gjë të cilën gjithashtu e tregoi publikisht.

Përsa i përket jetës së saj personale, ajo dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, Luna dhe Miles.

Kujtojmë se Teigen dhe bashkëshorti i saj humbën djalin e tyre vitin e shkuar, në javën e 20-të të shtatzënisë së Chrissy-t. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemorragjie që pati modelja dhe pasi ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Chrissy mori dhe një vendim drastik. Ajo vendosi të mos ngelet kurrë më shtatzënë.

(Kosova Sot Online)