E mbytën me kritika për veshjen! Reagon Kim Kardashian

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 12:43
E mbytën me kritika për veshjen! Reagon Kim Kardashian

Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.

Kritikat nuk kanë të mbaruar e Kim nuk ja përton.

Ajo e shkroi në postimin për 253 milionë ndjekësit e saj: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish=bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

Veshja e Kim, ku nuk i dukej asgjë, përveç bishti i flokëve, nuk e ka penguar atë të bëj make-up. Makeup artisti me origjinë shqiptare, Mario, ndau një postim në Instagram për përgatitjen e Kim para spektaklit të madh të modës.

(Kosova Sot Online)