Fansja i thotë ''ngele me ato shapka, bli të reja', Luana Vjollca i kthen përgjigjen epike

  • E.K /
  • 15 September 2021 - 19:14
Fansja i thotë ''ngele me ato shapka, bli të reja', Luana Vjollca i kthen përgjigjen epike

Prej më shumë se një javë autorja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se ndodhet me pushime në Greqi, në vendin e preferuar të yjeve botërorë Mykonos.

E teksa poston foto mjaft të bukura e plot elegancë, ka komentues që përpos komenteve të bukura, dinë edhe të hedhin vrer në fotot e personazheve.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Luanën, e cila rrallë herë replikon me ndjekësit.

jë nga fanset e moderatores shkruan në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V.. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Ndërsa moderatorja i ka kthyer përgjigjen më të mirë që komentuesja mund të merrte:

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ia kthen Vjollca, teksa ka marrë shumë përkrahje nga ndjekësit që janë një mendim me të.

(Kosova Sot Online)