Aktorja e famshme poston e trishtuar foto të ushqimit në Met Gala: Ja pse nuk ua tregojnë ushqimin

  • G.G /
  • 16 shtator 2021 - 10:05
Aktorja e famshme poston e trishtuar foto të ushqimit në Met Gala: Ja pse nuk ua tregojnë ushqimin

Keke Palmer u dëshpërua nga vakti i saj në Met Gala të hënën në mbrëmje.

Ylli, e cila prezantoi transmetimin e drejtpërdrejtë të Vogue në tapetin e kuq gjatë natës, postoi një fotografi të ushqimit në Instagram dhe shkroi: “Kjo është arsyeja pse ata nuk ua tregojnë ushqimin. Thjesht po bëj shaka”.

Image

Fotografia shfaq një pjesë të vogël të perimeve, duke përfshirë misër, domate, kërpudha, tranguj dhe disa fara.

Palmer, 28 vjeç, postoi përsëri imazhin në Twitter me titullin, “Klisheja e menus”.

Fotografia tërhoqi krahasime me sandviçin famëkeq të djathit të shpërndarë në Festivalin Fyre në vitin 2017.

“Ata po ju ushqejnë sikur të jetë Festivali Fyre” , shkroi një person në Twitter dhe morri më shumë se dy mijë pëlqime. Ndërsa një tjetër shkroi, “Në Festivalin Fyre të paktën kishin sandviç me djathë”.

Image

Sandviçi me djathë në Festivalin Fyre

Ndoshta një nga arsyet pse fotografia e Palmer është aq tronditëse është për shkak të çmimit të lartë të bashkangjitur për mbledhjen e fondeve prestigjioze të Anna Wintour. Burimet i thanë më parë Page Six se pjesëmarrësit në ngjarje duhet të paguajnë 30 mijë deri në 50 mijë dollarë për biletë.

(Kosova Sot Online)