“Nipi im, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave”, Sharon Stone rrëfehet pas humbjes së madhe

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 12:49
“Nipi im, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave”, Sharon Stone rrëfehet pas humbjes së madhe

Pasi nipi i saj 11-muajsh ndërroi jetë për shkak të mosfunksionimit të organeve, aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për rëndësinë e dhurimit të tyre.

Ajo ka treguar se asgjë nuk e ndihmoi familjen e saj të përballonte humbjen tragjike të nipit ashtu si dhurimi i organeve të tij për të tjerët që kishin nevojë.

Nuk është bëtë e ditur se cilat organe janë dhuruar.

“Nipi im Lumi, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave.  Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon familjen tonë të përballojë vdekjen e tij tragjike, duke na dhënë paqe”, është shprehur aktorja.

Kujtojmë se humbjen e madhe ajo e lajmëroi me një video-montazh prekës që shfaq pamjet e foshnjës.

Më herët Stone nëpërmjet një fotoje të nipit të saj të intubuar në spital, lutej që të ndodhte një mrekulli.

River është djali i vëllait të vogël të aktores, Patrick Stone dhe partneres së tij Tasha.

“Kjo është gjëja më e vështirë që kam pasur ndonjëherë në jetë, por i kërkoj të gjithëve të luten sa më shumë të munden dhe këdo që lutet.” “Ai është aktualisht në koma dhe unë jam duke vdekur “.- ka shkruar e ëma e River në datë 26 gusht.

(Kosova Sot Online)