Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së saj të parë

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 15:58
Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së saj të parë

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli është në pritje të ëmbël.

Prej disa kohësh, ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, po përfliteshin se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ndërkohë burime të afërta me çiftin nga "Kosova Sot Online" e konfirmojnë shtatëzanin e Gresës.

Në postimet e fundit në Instagram Gresa padyshim se duket mjaftë bukur, thjeshtë nuri i shtatëzanisë.

Gresa dhe Lulzimi janë prej muajsh në dijeni të shtatzënisë së këngëtares, ndërsa gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.

(Kosova Sot Online)