E zhveshur para kamerave, Linda Halimi publikon fotografi nga momenti i ndërhyrjes që ka bërë për heqjen e dhjamit

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 18:11
E zhveshur para kamerave, Linda Halimi publikon fotografi nga momenti i ndërhyrjes që ka bërë për heqjen e dhjamit

Ajo rreth një muaj më parë njoftoi fansat se do të bëjë një tjetër ndërhyrje që ka të bëjë me heqjen e dhjamit.

Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Linda Halimin, e cila madje u premtoi fansave se të gjithë procedurën do ta ndajë në rrjete sociale e YouTube.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia duket se tashmë ka kryer ndërhyrjen estetike, e cila siç paralajmëroi është një operacion i quajtur BBL.

Në disa nga pamjet që ka publikuar në InstaStory, shfaqet tërësisht lakuriq duke treguar mënyrën se si realizohet.

“Duhet të jemi sa më të saktë me këto shenja për të siguruar rezultat sa më të mirë”, shkroi ajo në njërin prej postimeve.

BBL ndërkaq është një procedurë e specializuar që mund të heqë dhjamin nga të pasmet.

Kirurgu plastik heq yndyrën e tepërt nga barku, pjesa e poshtme e shpinës ose kofshët duke përdorur liposuksion. Pastaj kjo yndyrë transferohet përmes injeksioneve në vithe.

Sido që të jetë, presim të shohim rezultatin final të artistes që hoqi kilogramë të shumtë me palestër e me regjim të ushqimit.

(Kosova Sot Online)