Ky është kushti i Robert Berishës për të marrë pjesë në Big Brother VIP

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 12:20
Ky është kushti i Robert Berishës për të marrë pjesë në Big Brother VIP

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje me Skype  zbuloi në “Ditë e Re” nëse do marrë pjesë në “Big Brother VIP”.

Por, Roberti ka një kusht, mes të qeshurash, ai thotë se fillimisht duhet të shikojë listën e vajzave dhe pastaj do vendosë nëse do marrë pjesë ose jo.

“Nëse ma dërgojnë listën e gocave të Big Brother, ndoshta e pranoj. Patjetër nëse e pranoja do e pranoja për karrierë, për famë. Gjithmonë e kam pranuar. Me shumë dëshirë kisha shkuar”, tha Berisha .

(Kosova Sot Online)