Gold AG, i nënshtrohet procedurave për heqjen e tatuazheve me laser

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 19:23
Gold AG, i nënshtrohet procedurave për heqjen e tatuazheve me laser

Tatuazhet kanë qenë një pjesë të cilat janë diskutuar tejet shumë kur bëhet fjalë për reperin Gold AG.

Kjo pasi artisti shquhet si një mysliman i devotshëm dhe se me fenë islame janë të ndaluara rreptësisht.

Edhe pas faktit që këngëtari ka sqaruar se janë bërë në një periudhë të hershme të rinisë për të cilën ka pendesë, komentet sërish kanë vazhduar.

E së fundmi, ylli nga Presheva ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes së largimit të tatuazheve me laser.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

(Kosova Sot Online)