Rita Ora fillon punën për projektet e reja muzikore, kalon orë të tëra në studio

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 08:43
Rita Ora fillon punën për projektet e reja muzikore, kalon orë të tëra në studio

Rita Ora po punon intensivisht në sjelljen e projekteve të reja muzikore, dhe ndërkohë nuk ka lënë anash as realizimin e disa projekteve të tjera jashtë muzikës.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore pozoi për kopertinën e revistës “Vogue Australia”, në numrin e tetorit.

Ndërsa, përmes një postimi të radhës që ka ndarë me fansat në Instagram ka treguar se ka filluar punën në studio dhe po punon për realizimin e këngëve të reja.

Në disa imazhe ku shfaqet me një dukje të thjeshtë dhe të rehatshme, 30-vjeçarja dukej e lumtur dhe në humor të mirë.

“Pikërisht ashtu siç është… pas orëve në studio, pushimi përbëhet nga ngjitje në mure. Natyrisht”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Rita e cila nderë tjera është e angazhuar si imazhi shumë markave të njohura botërore, ishte pjesë edhe e “Voice Australia” në panelin e jurisë.

Kujtojmë që sa i përket jetës private, Ora është në lidhje me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi. 

(Kosova Sot Online)