Genta Ismajli poston një foto nga pushimet, nuk dallohet që është shtatzënë

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 15:20
Genta Ismajli poston një foto nga pushimet, nuk dallohet që është shtatzënë

Prej kohësh është komentuar për një pritej të ëmbël të këngëtares, Genta Ismajli.

Ajo dhe i dashuri i saj turk, Huseyin Usta, thuhet se po bëhen prindër për herë të parë, por asnjëherë nuk e ka pranuar një gjë të tillë publikisht

Në fotografi që Genta dhe partneri i saj kanë ndarë me adhuruesit në rrjetet sociale është vënë re një ndryshim i këngëtares sidomos në kilogram.

Këngëtarja nga Gjilani kohëve të fundit ka shtuar peshë e gjë e cila ka ngjallë dyshime për një shtatzëni të mundshme.Kur ende mbetet e pakonfirmuar, Genta ka postuar edhe një imazh të ri në Instagram, ku shihet në një anije gjatë pushimeve, ndërsa tenton ta fsheh barkun.

Genta ka kohë që është distancuar nga muzika, duke iu përkushtuar kështu jetës private dhe partnerit të saj.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunim me Marselin “Ça me bo”.

(Kosova Sot Online)