Po ndjek trendin e Rita Orës? Morena Taraku habit me postimin e fundit

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 07:59
Po ndjek trendin e Rita Orës? Morena Taraku habit me postimin e fundit

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka treguar se është gjithmonë një ndjekëse e zjarrtë e modës.

Ajo ndjek trendet më të reja në industrinë e modës dhe dizajnit dhe duket se së fundmi nuk i ka shpëtuar një trendi shumë të përhapur, mbulimi i dhëmbëve me stoli të ndryshme. Dhëmbët e saj shihen duke ndriçuar nga stoli prej ari.

Kujtojmë se Rita Ora i habiti të gjithë në eventin “MTV VMA”. Shqiptarja u shfaq në tapetin e kuq me një veshje elegante, por gjithsesi gjithë vëmendjen e morën dhëmbët e saj. Rita mbuloi dhëmbët e saj me ar dhe gurë të çmuar e ndër ta vihej re dhe shkronja ‘R’.

Vlen të theksojmë se këngëtarja ,Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht.

Ajo gjithashtu është shumë e guximshme me stilin e saj. Morena Taraku u bë një kohë që po jeton në Stamboll.

Krahas muzikës dhe modës, Morena ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj edhe në biznes. Ish-Missi ka zgjedhur të provojë industrinë e bukurisë duke hapur një klinikë.

Një qendër e bukurisë ka qenë idea e Morenës, e cila ka dhe inicialet e saj.

(Kosova Sot Online)