Ditëlindja kthehet në tmerr, aktores i marrin flakë flokët teksa fryn qirinjtë e tortës

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 11:10
Ditëlindja kthehet në tmerr, aktores i marrin flakë flokët teksa fryn qirinjtë e tortës

Ajo që ishte parashikuar të ishte një festë e bukur ditëlindjeje, është kthyer në një tmerr të vërtetë për aktoren amerikane Nicole Richie.

Kjo e fundit, ishte duke fryrë qirinjtë në vigjilje të ditëlindjes së saj të 40-et, ku ndodh një episod i padëshiruar. Gjatë këtij momenti, Nicole, ndez aksidentalisht flokët me qirinjtë e tortës.

Flokët ndizen me shpejtësi dhe aktorja reagon e trembur.

“Deri tani 40 janë zjarr,” shkroi ai në mbishkrimin që shoqëroi videon.

(Kosova Sot Online)