Është folur shumë për jetën luksoze të Erdoganit, por ja sa kushton vetëm një orë e bashkëshortes së tij

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 14:02
Është folur shumë për jetën luksoze të Erdoganit, por ja sa kushton vetëm një orë e bashkëshortes së tij

Jeta luksoze e familjes së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është shënjestruar vazhdimisht nga opozita turke.

Këtë herë në qendër është vënë bashkëshortja e Presidentit turk,  Emine Erdogan për shkak të orës së shtrenjtë që ajo mban.

Duke komentuar një libër të fundit të Emine Erdogan të tiutlluar’ Udhëtimet e mia në Afrikë’ deputeti Ahmet Erozan i  IYI Parti Bursa shkruan ndër të tjera në Twitter:

‘Libri  “Udhëtimet e mia në Afrikë' i zbukuruar me fotot dhe ora e dorës së Emine, 'Chopard Happy Diamonds' është në harmoni me varfërinë e Afrikës ... Nëse ora e dorës nuk është e rreme, çmimi i saj fillon nga 30,000 Euro’ .

Libri "Udhëtimet e mia në Afrikë" është libri i pari nga Emine Erdogan dhe është një rekord përshtypjesh dhe kujtimesh nga udhëtimet në Afrikë, pas vizitave zyrtare nga Tajip Erdogan. 

Libri do të shfaqet fillimisht në libraritë në Turqi në fillim të tetorit dhe sipas Anadolu, zonja e parë e vendit do t'ua prezantojë atë grave të presidentëve dhe kryeministrave gjatë qëndrimit të çiftit në Nju Jork për samitin vjetor të OKB -së.

(Kosova Sot Online)