‘30 mijë euro bakshishe’? Këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar kolegët

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 11:43
‘30 mijë euro bakshishe’? Këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar kolegët

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se këngëtarët shqiptarë marrin shuma të majme parash si bakshishe në paraqitjet e tyre sidomos në dasma.

Ka edhe nga ata që kanë deklaruar se kanë marrë deri në 30 mijë euro në një dasëm.

Këto deklarata janë vënë në dyshim nga njëra nga këngëtaret më të kërkuara në dasma, Aida Doçi.
Ajo zbuloi se edhe vet merr bakshishe por nuk i ka ndodhur të marr aq shumë sa kolegët e saj thonë.

“Njerëzit që të thirrin ty në dasmë dhe kudo që të thirrin me këndu, ata përderisa të kanë zgjedh kanë me u kënaq me ty dhe kanë me t’qit edhe bakshish dhe edhe mu m’ka ndodh mem qit bakshish amo nuk kisha mujt me cek ndonjë shifër të madhe, për arsye se mu hala nuk m’ka ndodh sikur disa këngëtarë që i dëgjoi ndoshta që nuk din me këndu, hiç thojnë i kena marr ka 30-50 mijë euro bakshish sot. Mu për veti nuk më ka ndodh kjo hala, dmth kam marr bakshish por jo me shifra të mëdha”, tha Aida.

(Kosova Sot Online)