Dua Lipa habit me stilin që ka shfaqur në Milano (foto)

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 08:03
Dua Lipa habit me stilin që ka shfaqur në Milano (foto)

Shumë emra të famshëm botërorë kanë udhëtuar drejt Milanos për Javën e Modës atje.

Dua Lipa u sigurua të ishte në mesin e tyre dhe u fotografua rrugëve të Milanos.
Ajo çka tërhoqi më shumë vëmendjen ishte stili i saj.

Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një triko të gjelbër me grafiti për fëmijë dhe xhinse të gjëra për tu relaksuar. Ajo kishte gjithashtu dhe një palë atlete blu dhe të bardhë dhe një çantë shumëngjyrëshe, ndërsa në vesh mbante një palë vath të mëdhenj prej ari.

Kujtojmë se këngëtarja, shqiptare e Kosovës, ka arritur mjaft suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.

Gjithashtu dhe bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Elton John pasi arriti këtë sukses së bashku me Dua Lipën.

(Kosova Sot Online)