Zbulohet gjinia e fëmijës që po pret Gresa Behluli

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 08:55
Zbulohet gjinia e fëmijës që po pret Gresa Behluli

Gresa Behluli dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur se këngëtarja do të bëhet nënë e një vajze dhe tani është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Lajmin për shtatzëninë këngëtarja e konfirmoi vetëm dy ditë më parë, me klipin e këngës së re “Numero Uno” në bashkëpunim me motrën e saj, Besianën.

Ndryshe, Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi i dhanë fund beqarisë në vitin 2019, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.

(Kosova Sot Online)